Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur falënderimet e tij ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.
Ambasadori Hovenier, duke shpërndarë një foto bashkë me Mehajn. e falënderoi për bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë përgjatë mandatit të tij.
“E vlerësoj mundësinë për të falenderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Mehaj, për shërbimin, bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. I uroj më të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme” shkroi Hovenier në Twitter.