22/12/2024

Fillon takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brijuni

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski priti në Shkup presidentët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brijuni.

Në takim marrin pjesë presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe presidenti i Kroacisë dhe ai i Sllovenisë në rolin e bashkorganizatorëve.

Në fokusin e takimit të sivjetshëm janë integrimet evropiane, ndryshimet klimatike dhe shpërngulja e të rinjve.

Procesi Bërdo-Brijuni për herë të parë u mbajt në vitin 2013 me iniciativë të përbashkët të presidentit të Sllovenisë dhe atij të Kroacisë, në Bërdo afër Kranjit.

Qëllimi kryesor i këtij procesi është integrimi i tërësishëm i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, stabilizimi i gjendjes në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Liderët e vendeve të Procesit Bërdo-Brijuni takohen të paktën një herë në vit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...