Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se do të zhvillojë telefonata të ndara me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për të diskutuar çështjet rajonale, raporton Anadolu.
Erdoğan u bëri thirrje të gjithë aktorëve me ndikim në rajon të marrin përgjegjësinë për vendosjen e paqes.
Siç theksoi ai, “çdo hap që do të përshkallëzojë tensionet në rajon dhe do të thellojë problemet duhet të shmanget”.
“Çfarë po bën aeroplanmbajtësja e Amerikës në Izrael. Do të fillojë të kryejë masakra shumë të rënda atje duke goditur dhe shkatërruar Gazën”, u shpreh Erdoğan.
“Aktualisht nuk ka furnizim me ujë në Gaza. Nuk ka energji elektrike, ajo nuk po sigurohet. Po të drejtat e njeriut?”, shtoi ai.
Presidenti Erdoğan beson se tensioni izraelito-palestinez nuk do të përfundojë brenda një ose dy javës. Ai shtoi se “kjo është arsyeja pse ne po zhvillojmë bisedime”.
“Türkiye po përpiqet të gjejë se si mund të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Palestinës. Dëshira jonë është ta ndalojmë këtë luftë sa më parë”, tha ai.