23/12/2024

Hoxha kritikon LVV-në: Duhet të shkojmë në zgjedhje, s’po munden të funksionojnë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se për shkak të bojkotit të punimeve të Kuvendit nga ana e mazhorancës vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Duke theksuar se situata e sigurisë duhet të kihet në vëmendje nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

“Me u bojkotua prej shumicës është të mos njohësh institucionin… Duhet të shkojmë në zgjedhje, është demonstruar që shumica nuk mund të funksionojë, është shumica më e madhe që e kemi pasur ndonjëherë. Nëse nuk mund t’i bëjnë 61 deputetë në çdo seancë duhet të shkojmë në zgjedhje”.

Kjo kritikë partisë në pushtet, LVV-së, i erdhi nga analisti, Ylli Hoxha, në Debat Plus, gjersa ishte duke komentuar bojkotin e mazhorancës në Kuvend.

Gjithashtu, shkaku i këtij bojkoti Hoxha ka theksuar se duhet vendi të shkojë në zgjedhje.
Hoxha ka thënë se bojkoti i deputetëve të shumicës duhet të qortohet dhe të penalizohet, duke theksuar LVV-së i duhet një rifreskim.

“Me u bojkotua Kuvendi prej shumicës është mos me njohtë institucionin. Mendoj që kjo do qortim, do kritikë të rëndë publike. Nuk guxon kurrë shumica me ardhë në situatë me bojkotua Kuvendin, çka do që është tema… por kjo është kosto e të qenit në Qeveri”.

“Nuk bojkotohet prej shumicës Kuvendi, për këtë duhet të ketë një lloj penalizmi. Arseja pse unë e kam një shqetësim për zgjedhje, kushtet janë shumë të mira, mendoj që Qeveria nuk ka demostu me këtë ekip energji të mjaftueshëm për të dhënë rezultatin e premtuar, ndodhë ka nevojë për rifreskim. Vetëm një problem është situata e sigurisë e brishtë. Ne kemi pasur sulm në veri, mund të kemi gjendje më të rëndë në të ardhshëm”, ka thënë Hoxha.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...