Tashmë nga policia e Kosovës janë bllokuar mbi 20 rrugë ilegale pergjatë kufirit me Serbinë.
Kjo tashmë është konfirmuar për KALLXO.com nga zëvëndësdrejtori i policisë Veton Elshani.
Për bllokimin e këtyre rrugëve janë përdorur blloka dhe janë hapur gropa.
“Janë bllokim të rrugëve ilegale në mbarë kufirin që e kemi ne me Serbinë, janë mbi 20 bllokime të rrugëve që ne i kemi bërë. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë” – ka thënë Elshani. (Gazeta Express)