11/03/2025

Haga konfirmon aksionin e zhvilluar në Prishtinë, nuk japin detaje për bastisjet

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një operacion të ndërmarrë sot nga Gjykata Speciale, që është duke u realizuar në Prishtinë, ku tashmë kanë filluar bastisjet. Përveç Bashkim Smakajt, ish shef i AKI-së, që ishte dikur edhe këshilltar i ish presidentit Thaçi, Sinjali raportoi se edhe një tjetër këshilltar i tij, Blerim Shala ishte sot cak i Speciales.

Zyra e Prokurorit të Specializuar tashmë i ka konfirmuar bastisjet që janë zhvilluar sot në Prishtinë, duke bërë të ditur se po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

Sipas informacioneve të Sinjalit, Specialja ka kryer kontroll te shtëpia e ish shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj. Bastisje është kryer edhe në banesën e Blerim Shalës, i cili ka qenë pjesë e Zyrës së Presidentit, në cilësinë e këshilltarit politik të Hashim Thaçit.

Gjatë bastisjeve që janë kryer, të njëjtat burime thonë se janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...