15/06/2024

Kurti: Ofrimi i mundësisë për të ndjekur shkollimin profesional dhe të mësoj zanatin që dëshiron është një premtim kyç i Qeverisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti sot takimin e gjashtë me radhë.

Kësaj radhe pjesë e takimit ishin edhe donatorët ndërkombëtarë, të cilët kryeministri i falënderoi për mbështetjen financiare, ndarjen e përvojave nga vendet e tyre, si dhe ofrimin e asistencës teknike në zbatimin e sistemit tonë të AAP-së, elemente të cilat kanë qenë thelbësore në progresin tonë deri tani.

“Derisa vitin e kaluar për herë të parë filluam mësimin dual në katër shkolla profesionale, me katër profile në tre komuna të ndryshme, këtë vit akademik, 2023-2024, arsimin dual e zgjeruam në 12 profile të reja, nga katër shkolla kaluam në 21 shkolla, dhe nga tre komuna arritëm në tash 14 gjithandej Kosovës.

Në fokus të këtij diskutimi ishte përgatitja e mbi 800 nxënëseve në angazhimin e tyre në kompani të përshtatshme për t’iu nënshtruar pjesës praktike të arsimimit dual, në semestrin e dytë, me përvojat e të cilëve do të arrijmë të hartojmë dhe zbatojmë një strategji koherente”, bëhet e ditur në njoftim.

Kryeministri Kurti përsëriti se zbatimi i AAP-së, pra ofrimi i mundësisë për çdo të ri e të re, për të ndjekur shkollimin profesional dhe të mësoj zanatin që dëshiron është një premtim kyç i Qeverisë, i cili premton fuqi punëtore të kualifikuar për industritë tona që rrjedhimisht i shërben rritjes ekonomike dhe sociale në Kosovë.

Në praninë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kemlendi, zëvendësministrave të Financave, Punës dhe Transfereve, Getoar Mjeku dhe Agon Dobruna, si dhe anëtarëve të Komisionit Ekzekutiv, u shpalosën rezultatet dhe planet për përmirësimin e arsimit dhe aftësimit profesional./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...