Arritja e vjeshtës sjell perimen e pasur me përbërësit që forcon organizmin, është fjala për kungullin. Ja arsyet pse duhet ta konsumoni më shpesh:
RUAN PESHËN
Kungujt janë perime me ngjyrë të verdhë, të portokalltë. Në 100 gr gjenden më pak se 30 kalori, dhe 90 për qind të ujit që e bën ushqim dietal. Konsumimi i rregullt ul kolesterolin e keq në gjak.
MBRON IMUNITETIN
Ngjyra e mishit dhe lëvores së saj sinjalizon se bëhet fjalë për perimet e pasura me betakarotinë. Bëhet fjalë për antioksiduesin që mbron organizmin nga ndikimi i radikalëve të lirë, ruan shëndetin e syve dhe forcon imunitetin. Forcimin e organizmit e ndihmojnë edhe vitaminat C, E dhe K, si dhe është i pasur me kalium, kalcium dhe hekur.
PËRMIRËSON TRETJEN
Në kungull gjenden shumë fibra ushqyese. Pektina dhe celuloza përmirësojnë tretjen dhe qetësojnë vështirësitë në lukth, e më shumë u sugjerohet ta konsumojnë personat, që kanë telashe me kapsllëk dhe zorrë të trashë.
BURIM PËR PROTEINA
Nga mishi i kungullit, shumë më kalorik dhe më ushqyese janë farat, në të cilat gjenden 45 për qind yndyrë dhe 25 për qind proteina. Proteinat përmirësojnë qelizat e vdekura të veshkave, mëlçisë dhe muskujve.