27/07/2024

16.5 milionë euro Italia do t’i japë Shqipërisë paradhënie për strehimin e emigrantëve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e deri në 3.000 emigrantëve në Shqipëri.

Kështu thuhet në protokollin e publikuar nga Qeveria shqiptare më 7 nëntor, një ditë pasi dy shtetet arritën marrëveshje për çështjen e emigrantëve.

Marrëveshja parasheh që emigrantët që do të kapen në Detin Mesdhe dhe të strehohen në Shqipëri dhe strehimin e tyre do ta financojë shteti italian. Firmosja e marrëveshjes shkaktoi reagime të shumta në të dyja shtetet, kryesisht për shkak të mungesës së transparencës.

Dokumenti parasheh që paradhënia prej 16.5 milionë eurosh të ekzekutohet 90 ditë nga data e hyrjes në fuqi të protokollit. Këto para do të përdoren për të rimbursuar shpenzimet për shërbime të ndryshme, u tha në dokument.

Gjithashtu, pala italiane duhet të hapë në një bankë të nivelit të dytë, një llogari rrjedhëse bankare të dedikuar ekskluzivisht për fondin e garancisë.

Ky protokoll do të jetë në fuqi për pesë vjet dhe mund të rinovohet edhe për pesë vjet të tjera.

“Me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët i komunikon me paralajmërim të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll, ky i fundit do të rinovohet në formë të heshtur për një periudhë tjetër pesëvjeçare”, thuhet në njoftim. \Kallxo.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...