Vetëm katër gota verë, të konsumuara për një periudhë të shkurtër kohore, mund të shkaktojnë kalimin e mikrobeve nga zorrët në gjak, me ç’rast mund të shtohet niveli i helmeve në gjakrrjedhje.
Dehja është më e rrezikshme sesa që ishte menduar më parë, sidomos për femra, paralajmërojnë ekspertët.
Kryesisht besohet se konsumimi i shpeshtë i alkoolit ndikon negativisht në trup, por se efektet mund të vërehen pas një periudhe më të gjatë kohore.
Mirëpo, hulumtimi i fundit që ishte botuar në revistën ‘Plos One’ ka treguar se bakteriet e rrezikshme, membrana e jashtme e të cilave posedon endotoksina, sjell deri te lajmërimi i qelizave imune, qeliza që lajmërohen edhe gjatë infeksioneve dhe grupit, si dhe te dëmtimi i indeve.
Profesoresha Gjongji Sabo nga universiteti në Masaçusets thotë se: “Kemi zbuluar se vetëm një dehje shkakton reagimin e sistemit imun, që do të thotë se rrezikohet shëndeti i personave të shëndetshëm”.