Ministrja e Drejtësisë, Albuelna Haxhiu ka njoftuar se në Prekaz të Poshtëm janë gjetur mbetjet mortore të tre individëve.
“Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë i saj:
Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve.
Ekipet e Institutit të Mjeksësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.
Mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor.
Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.