Shqipëria do të luajë nesër kundër Moldavisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.
Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa sot kuqezinjtë tanë janë nisur dhe kanë mbërritur në shtetin moldav.
Në një postim të bërë në kanalin zyrtar tregohet momenti i nisjes dhe i mbërritjes së kuqezinjve tanë, ku atmosfera pozitive ka “pushtuar” kampin shqiptar.
Siç shihet edhe në video, presidenti Armand Duka gjendet mes lojtarëve duke i “prirë” ata drejt duelit të radhës. Kombëtares sonë i mjafton edhe 1 pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin drejt këtij kompeticioni madhor.