24/04/2024

Për herë të parë në Kosovë, kryhet një operacion i rrallë në hundë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Për herë të parë në Klinikën e Otorinolaringologjisë(ORL), të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), është kryer një ndërhyrje e rrallë kirurgjike në hundë, me metodën e re FESS (Kirurgjia Endoskopike e Sinusëve).

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Operacioni ka zgjatur mbi 3 orë, është kryer nga Dr.Arsim Thaqi, i cili për shumë vjet me sukses të plotë ka specializuar dhe punuar në institucione prestigjioze në Gjermani, e që me lejen dhe aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, operacionin e ka kryer në mënyrë vullnetare, derisa mjeku është asistuar edhe nga specialistët dhe specializantët e Klinikës së ORL-së” thuhet në njoftim.

Më tutje shtohet se Dr. Thaqi, është profesionist i shquar që nga diaspora së fundmi ka vendosur që në mënyrë vullnetare të operojë disa pacientë në QKUK, operacione këto për të cilat pacientët ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Ndërsa në njoftim theksohet se një operacion i tillë në institucionet jashtë vendi kushton rreth 15 mijë euro.

Po ashtu duke u bazuar në lejen e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Dr.Arsim Thaqi, do të kryejë edhe disa operacione të tjera të komplikuara, me asistim edhe nga mjekët e Klinikës së ORL-së, për të cilët është mundësi e Edukimit Profesional.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...