Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak më parë në Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një polic, por i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për media se bëhet fjalë për 4 të dyshuar.
“Sot, rreth ores 15:45, është marre informate se ne Suhareke ne një argjendari është nje grabitje me arme ne zhvillim e siper. Patrullat policore të Stacionit te Policisë së Suharekes jane informuar dhe të njejtat, menjëherë kanë shkuar në ngjarje. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë e ku si rezultat, një zyrtar policor është plagosur. I njejti ka marrë trajtim mjekesor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes.”