16/04/2024

Kosova i mbyll me humbje kualifikimet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës i ka mbyllur me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke pësuar nga Bjellorusia.

“Dardanët” u mposhtën 0:1 nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Antilevskiy realizoi supergol për bjellorusët në minutën e 43-të e që në fund doli të ishte vendimtar për epilogun përfundimtar të takimit.

Kosova kishte nisma thuajse gjatë tërë takimit, duke kërkuar golin në disa raste.

Meriton Korenica kishte mundësi të mirë në pjesën e dytë, por topi i goditur nga ai shkoi pak mbi portë.

Kosova me këtë humbje përfundon në pozitën e parafundit (5) me 11 pikë. Bjellorusia ngritet në vendin e katërt me 12 pikë.

Nga vendi i parë në Evropian shkon Rumania me 22 pikë të tubuara, ndërkaq e dyta është Zvicra me 17 të tilla.

Ndërkaq, Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.

FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...