Me tre muaj ndalim vozitjeje, 300 euro gjobë dhe tre pikë negative është dënuar shoferi i cili kishte bërë tejkalim të shpejtësisë.
Sipas policisë, kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 99 km/h.
Ndërkaq edhe një shofer tjetër është kapur duke vozitur mbi kufizimin e lejuar. Aj u dënua me ndalesë tre mujore për vozitje dhe 300 euro gjobë.
“Kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë gjashtëdhjetë e tetë (68) km/h”.
Policia Rajonale e vendit apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu kërkon nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë.