05/12/2024

Rohde, marrëveshjet do t’i sjellin dobi popullit dhe vendit

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Joern Rohde, ka reaguar pas votimit të disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në platformën X, Rohde ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe nga kjo do të përfitojnë qytetarët dhe vendi.

“Lajme të mira për Kosovën. Më në fund iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura sot me konsensus ndër-partiak në parlament. Këto do t’i sjellin dobi popullit dhe tërë vendit”, shkroi ai.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kishin mbetur në agjendë për muaj të tërë.

Kjo është bërë e mundur me pjesëmarrjen edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në votim.

Me 83 vota për ka kaluar Marrëveshja e financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Me 83 vota për është votuar edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit.

Me 83 vota për është votuar projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.

Me 84 vota për është votuar projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë.

Me 83 vota për është votuar projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve. Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, nuk ka kaluar.

Për marrëveshjet e tjera që pritet të futen në votim, po diskutohet ende në Kuvend.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...