Dita e Flamurit është festë kombëtare që na bashkon ne shqiptarëve anë e mbanë botës.
Si e tillë, nesër institucionet shtetërore do të jenë në pushim.
Pavarësisht se 28 nëntori nuk figuron në kalendarin e festave zyrtare, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që e nesërmja të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet publike.