05/02/2025

KQZ konfirmon se është duke i shqyrtuar kërkesat në veri

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë ditës se djeshme janë dorëzuar katër kërkesa për largimin e kryetarëve shqiptarë  të katër komunave në veri të vendit.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi për ‘teve1.info’, ka thënë se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe se janë duke përgatitur përgjigje ndaj atyre që kanë parashtruar ato.

“Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to. Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht”, ka deklaruar ai për redaksinë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...