27/07/2024

Palestina: KS-OKB të ndërhyjë urgjentisht për të ndaluar sulmet e Izraelit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Zgjidhja e vetme është njohja e lirisë dhe pavarësisë së popullit të Palestinës në përputhje me legjitimitetin dhe ligjin ndërkombëtar”, tha zëdhënësi Abu Rudeineh

Zëdhënësi i Presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeineh i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të ndërhyjë urgjentisht ndaj sulmeve të Izraelit kundër popullit të Palestinës në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.

“Në kohën kur Izraeli po kryen çdo ditë masakra kundër popullit të Palestinës në Rripin e Gazës, forcat pushtuese dhe kolonialistët terroristë vazhdojnë krimet e tyre të përditshme me bastisjet dhe ekzekutimet e tyre në terren kundër qyteteve, qytezave dhe kampeve palestineze në Bregun Perëndimor”, deklaroi Abu Rudeineh për agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA.

“Izraeli po kryen terror në çdo vend kundër popullit palestinez”, tha Abu Rudeineh duke i bërë thirrje OKB-së të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar gjakderdhjen palestineze dhe këtë sulm gjithëpërfshirës që kryhet nën hijen e heshtjes ndërkombëtare të paprecedentë.

Duke mbajtur përgjegjës administratën e SHBA-së për përshkallëzimin e tensioneve, zëdhënësi palestinez bëri thirrje që t’i bëhet presion Izraelit për të ndalur sulmet kundër popullit palestinez në Gaza, Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

“Këto sulme nuk do të sjellin qetësi dhe siguri për askënd”, theksoi Abu Rudeineh i cili përsëriti se Izraeli dhe SHBA-ja nuk kanë opsion tjetër veçse të ndalin sulmet dhe t’i japin fund pushtimit.

Ai vuri në dukje se dështimet e zgjidhjeve ushtarake janë provuar dhe se zgjidhja e vetme është njohja e lirisë dhe pavarësisë së popullit të Palestinës në përputhje me legjitimitetin dhe ligjin ndërkombëtar.\A.A\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...