15/01/2025

Përgjigjet ZRE

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka thënë se deri me tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë zyrtare nga konsumatorët në lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023.

Në një përgjigje për ‘teve1.info’, thuhet se nuk ka ngritje të çmimit të energjisë.

“ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera. Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa zyrtare te konsumatorëve ne lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023”, thuhet në përgjigje.

ZRrE ka thënë se tarifat e energjisë janë duke u aplikuar sipas vendimit të datës 30 mars 2023.

“Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit”.

Me tej, nga ZRrE kanë thënë se inkurajojnë të gjithë konsumatorët që ta kontaktojnë furnizuesin (KESCO), në qoftë se kanë shqetësime apo vërejnë parregullsi ne faturat e tyre.

Ndryshe, qytetare të shumtë janë ankuar në rrjete sociale për faturat e muajit dhjetor 2023 – duke dyshuar se ato janë të fryra.

KMDLNJ i kanë quajtur si “jonormale” faturat e këtij muaji, derisa i kanë kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të nis hetime urgjentisht.

Ndërsa në një përgjigje për ‘teve1’, prokuroria kanë bërë të ditur se do të shqyrtojnë këtë çështje dhe do të veprojnë në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria do ta shqyrtojë e analizojë këtë çështje dhe në saje të kompetencave të saj do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, ka thënë zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...