26/10/2024

26 mijë fluturime në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), gjatë vitit 2023 ka realizuar 25 mijë e 779 fluturime ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të ASHNA-së, deri në ditën e premte, ky institucion ka realizuar me sukses operimet ajrore për dhe nga Aeroporti “Adem Jashari”

“Deri në ditën e sotme, me përkushtim dhe vëmendje të plotë, pritëm dhe përcollëm 25779 operime ajrore për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Mision yni ishte dhe mbetet – shërbime të sigurta të navigacionit ajror, për gjithë shfrytëzuesit e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Këtë e themi dhe e arrijmë pa mburrje, por me rezultate të prekshme të punës ekipore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ASHNA, ka bërë të ditur se është në rrugë të mirë për projektin siç e ka quajtur më të rëndësishëm i cili ka filluar këtë vit, sistemin ATM.

“Jemi në rrugë të mbarë edhe me procesin e normalizimit të plotë të hapësirë ajrore. Për të jetësuar këtë objektiv madhor, përveç tjerash, gjatë këtij viti nisëm dhe po zhvillojmë projektin më të rëndësishëm deri tani – Sistemin ATM”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...