21/12/2024

Shumë shpërthime në Kiev dhe Kharkiv, lagje të tëra mbesin pa energji elektrike dhe pa ujë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Banorët e Kievit dhe Kharkivit u zgjuan mëngjesin e sotëm nga sirenat që paralajmëronin se po ndodhte një sulm ajror, i ndjekur nga shpërthime.

Në orët e para të mëngjesit në kryeqytet u dëgjuan shpërthime gjatë një sulmi ajror, autoritetet raportuan funksionimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore, e  nga forcat ajrore thonë se një numër i madh raketash po fluturojnë drejt kryeqytetit.

“Sulmi ajror po vazhdon! Mbrojtja kundërajrore është aktive në kryeqytet dhe rajon”, tha Sergei Popko, transmeton Telegrafi.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko gjithashtu paralajmëroi qytetarët.

“Shpërthime në kryeqytet. Në veçanti, në lagjen Goloseyevski, një fragment rakete ra në hapësirën e parkut. Shpërthime dëgjohen në Obolon”, tha ai.

Popko u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore derisa të largohet paralajmërimi për sulmin ajror. Forcat Ajrore u bënë thirrje gjithashtu banorëve të Kievit të qëndrojnë në strehimore.

Në Kiev, jo shumë kohë pas paralajmërimit për sulmin ajror, mbeturinat e raketave ranë në disa qarqe. Sipas të dhënave paraprake, ka goditje në infrastrukturë civile në rajonin e Podolsk, si dhe ka ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë në disa vende të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Igor Terekhov, tha se kishte një shpërthim në qytet dhe se Rusia nisi një sulm masiv raketor.

“Në Kharkiv po ndodhin shpërthime. Kharkiv është nën sulm masiv me raketa. Është shumë e rrezikshme të jesh jashtë strehës tani”, tha kryetari i bashkisë së Kharkiv në Telegram. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...