18/10/2024

Mbahet sot dita e dytë e mbledhjes së qeverisë dhe PS-së në Shëngjin,në fokus objektivat e 2024

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Edhe këtë të mërkurë vazhdojnë mbledhjet informale e thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Shëngjin me strukturat e qeverisë, Partisë Socialiste dhe Parlamentit.

Në fokus do të jenë objektivat e qeverisë gjatë 2024-tës dhe do të vijojë analizimi realizimit të detyrave lënë nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e vuri theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë, ndërsa u analizua prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione si dhe vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.

Mbledhjet ditore do të përmbyllen sot, me një takim mes kabinetin qeverisës, po me dyer të mbyllura. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...