27/12/2024

Dy të vdekur dhe të tjerë të plagosur – detaje dhe pamje nga sulmi me armë në një gjykatë të Stambollit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dy persona u qëlluan për vdekje në Stamboll të martën teksa po përpiqeshin të sulmonin një gjykatë, tha ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.

Duke postuar në mediat sociale, Yerlikaya shkroi se burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan në orën 11:46 të mëngjesit me orën lokale.

Gjashtë persona mbetën të plagosur, mes tyre tre policë.

Caglayan, i cili njihet edhe si Pallati i Drejtësisë së Stambollit, është një kompleks i madh gjykatash në rrethin Kagithane në anën evropiane të qytetit.

“Përgëzoj policët tanë heroikë. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, shtoi ministri.

Sulmi ndodhi në ditën kur Turqia po përkujtonte përvjetorin e një tërmeti në jug të vendit që vrau mijëra njerëz.

Yerlikaya më vonë i identifikoi sulmuesit si anëtarë të Partisë/Frontit Revolucionar Popullor Çlirimtar, ose DHKP/C, një grup i së majtës ekstreme që konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.

DHKP/C ka qenë kryesisht joaktive vitet e fundit. Në mars 2015, grupi mori peng një prokuror në të njëjtën gjykatë, duke kërkuar detaje për vrasjen e një adoleshenti nga policia gjatë protestave antiqeveritare një vit më parë.

Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në shkurt të vitit 2013 në Ambasadën e SHBA-së në Ankara, ku u vra një roje turke e sigurisë dhe u plagosën katër persona të tjerë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...