Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili do të drejtojë qeverinë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Lidhur me emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme, ka folur për Euronews Albania presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Pendarovski është shprehur se me Talat Xhaferin njihen edhe privatisht që më herët dhe shtoi se ai është i paanshëm dhe korrekt në punën e tij.
“Në 20 vitet e shkuara që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit shqiptarët janë të përfaqësuar shumë më shumë në institucionet shtetërore të sistemit dhe nuk ka një funksion qoftë qeveritar, qoftë në atë shtetëror që të mos jenë të përfaqësuar. Edhe vetë shqiptarët kamë bërë një përparim të madh në këto 22 vite në këtë drejtim dhe këtë mund t’ua thonë edhe vetë. Domethënë ne në vitet e kaluara dhe në këto dy dekada, kemi shqiptarë në të gjitha pozicionet e larta shtetërore. Si numër mendoj se është mirë të theksohet se, nëse në vitin 2001 kishte vetëm 2,4% në të total në të gjitha institucionet, tani ky numër është te 21% dhe është e rëndësishme të them se këta numra nuk janë shpërndarë drejt në nivelet poshtë dhe lartë në funksionet politike, mund të them se shqiptarët kanë qenë në pozicionet më të larta shtetërore. Kishim shqiptar kryetar të parlamentit tani kemi shqiptar kryeministër dhe nuk dyshoj aspak se do të vijë një ditë që mund të ketë president shqiptar nëse do të fitoj votat e të gjithë etnive siç ndodhi në rastin tim.
Sa i përket etnitetit shqiptar sinqerisht që më vini në një pozicion jo komod pasi nuk dua të flas për atë që kam arritur në aspektin e përgjithshëm gjatë mandatit tim, por meqë jeni të interesuar si media, mund të them se shqiptarët në këto 5 vjet në nivelet që janë në kompetencat e mia dhe që janë në mbrojtja, siguria dhe politika e jashtme kanë arritur në nivelet më të larta drejtuese dhe praktikisht kemi një shqiptar që është drejtor të agjencisë së inteligjencës, në kabinetin tim një nga këshilltarët kyç që është këshilltari për sigurinë kombëtare është shqiptar, kemi shqiptar që është gjeneral në ushtrinë maqedonase të cilin e kam promovuar unë e kështu me radhë, por do ta kuptoni pse s’dua të flas shumë për këtë temë pasi duhet që qytetarët e Maqedonisë të flasin për këtë temë./Mesazhi/