Astronautët nga Turqia, Italia dhe Suedia janë kthyer në Tokë nga misioni tre-javor i kompanisë private Axiom në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Për shtetin turk ky fluturim kishte rëndësi të madhe pasi piloti Alper Gezeravci u bë personi i parë nga Turqia që fluturoi në hapësirë.
Atij iu bashkuan edhe koloneli i Forcave Ajrore italiane, Walter Villadeim, Marcus Wandt nga Suedia, dhe shoqëruesi në pension nga NASA, Michael Lopez-Alegria.
Të tre vendet kanë financuar misionin duke paguar afërsisht mbi 50 milionë euro secila.
Para se të largohej nga stacioni hapësinor, turku ka falënderuar vendin për “vendimin e guximshëm” për të dërguar një qytetar në hapësirë, në shenjë të 100 vjetorit të republikës.
Ndryshe, astronautët kanë kryer eksperimente shkencore në orbitë me shkolla dhe zyrtarë nga vendet e tyre, por kanë shijuar edhe disa ditë shtesë në stacionin hapësinor. /Telegrafi/