22/12/2024

Turqia është “shumë e shqetësuar” për sulmet e Izraelit në Rafah

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Turqia deklaroi se është shumë e shqetësuar për sulmet në rritje të Izraelit në qytetin jugor Rafah, pas shkatërrimeve dhe masakrave që ka kryer deri tani në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me sulmet e Izraelit në Rafah, ku thuhet se ky operacion është konsideruar si pjesë e planit për dëbimin e banorëve të Gazës nga trojet e tyre.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për sulmet në rritje të Izraelit në qytetin jugor të Rafahut, pas shkatërrimeve dhe masakrave që ka shkaktuar në Rripin e Gazës deri më tani”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet se sulmet e vazhdueshme do ta çojnë tragjedinë humanitare në Gaza në nivele edhe më serioze dhe do të dëmtojnë përpjekjet për të siguruar një armëpushim të përhershëm në rajon dhe thuhet: “I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndaluar Izraelin”.

Agjencia zyrtare palestineze WAFA, në lajmin e saj të bazuar në zyrtarët e spitalit në Rafah, deklaroi se më shumë se 100 njerëz u vranë dhe qindra të plagosur u dërguan në spitale nga sulmet izraelite në qytet.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze gjithashtu njoftoi se sulmet izraelite ishin të përqendruara në qendër të qytetit Rafah dhe se shtëpitë e civilëve ishin gjithashtu në shënjestër të sulmeve.

Burimet lokale theksuan se ushtria izraelite kreu rreth 40 sulme ajrore njëkohësisht me avionë luftarakë, zjarr intensiv artilerie dhe zjarr detar nga anijet luftarake, duke synuar veçanërisht shumë shtëpi dhe xhami ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur./AA/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...