Sipas të dhënave të ASK-së [Agjensioni i Statistikave të Kosovës] indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin janar 2023.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-8,5%); vajra dhe yndyra (-7,8%); qumësht, djathë dhe vezë (-3,9%); dhe blerje e automjeteve (-2,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,0% në IHÇK.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: perime (3,7%); qumësht, djathë dhe vezë (1,3%); si dhe bukë dhe drithëra (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4% në IHÇK.
Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: blerje e automjeteve (-1,3%), me një ndikim prej (-0,1%) në IHÇK.