23/12/2024

Hasani pret Ministrin e Jashtëm të Ukrainës: Të shtohet presioni i ndërkombëtarëve ndaj Rusisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Trysnia e organizatave ndërkombëtare kundër Rusisë duhet të intensifikohet. Ishte kjo kërkesa e ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba nga Tirana gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar Igli Hasani.

Në fjalën e tij Kuleba bëri të ditur se njoftoi ministrin shqiptar për situatën në Ukrainë dhe vlerësoi Shqipërinë për takimet e mbajtura për Ukrainën dhe atë në KS të OKB.

“Sot informova ministrin për situatën në fron dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë çdo ditë. Është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit dhe krimin e luftës do të donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim”.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington, ku siç theksoi Kuleba presin që të çojnë përpara anëtarësimin e Ukrainës në aleancën euroatlantike.

“Shqipëria është partnere e rëndësishme anëtare e NATO-s dhe diskutuam përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington dhe vlerësova gatishmërinë e ministrit Hasani për të ndihmuar në këto përgatitje. Pritshmëritë tona janë që mes të tjerash nga ky samit i Uashingtonit të jetë një hap përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës që do ta bëjë edhe këtë pjesë të Europës më të sigurt dhe do të rrisë sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë. Trysnia e organizatave ndërkombëtare kundër Rusisë duhet të intensifikohet”.

Kuleba foli edhe për bashkëpunimin e Ukrianës dhe Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si “dy vende europiane të bashkuara nga vlerat dhe vizioni europian”.

Nga ana e tij ministri i jashtëm Hasani shprehu mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, lirinë, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës, duke dënuar me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, mundësia më realiste për arritjen e paqes. Bashkë me aleatët, të angazhuar për realizimin e Pikës 5 që është; rivendosja e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës si një nga objektivat imediatë të përfundimit të luftës. Vendi ynë e ka vendosur si përparësi të punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare”.

Ai njoftoi se brenda pak muajve do të hapet ambasada shqiptare në Kiev. “Jemi në fazën e përgatitjes së ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë që inaugurimi të ndodhë brenda pak muajve”.

Në fokus të bisedës është ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën

“Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë. Në fokus të bisedës është ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe jemi të lumtur për avancimin e Ukrainës në rrugën e saj pro-evropiane. Jemi të gatshëm që të ofrojmë përvojën tonë të deritanishme në këtë proces. Uroj që Samiti i sotëm të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës dhe popullit të saj”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...