20/11/2024

Hasani: KiE kalon Shqipërinë në fazën e dialogut të pasmonitorimit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pas lajmit se Shqipëria kalon në fazën e dialogut të pasmonitorimit nga Komiteti Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Lajm i mirë nga Asambleja Parlamentare e këshillit të Evropës! Pas 29 vitesh të gjata nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Organizatë në vitin 1995, Komiteti Monitorues i CoE-PACE ka vendosur të mbështesë unanimisht kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të postmonitorimit”, u shpreh Hasani në një reagim në platformën X.

Hasani theksoi se, “ky vendim është një tregues i qartë i progresit të konsiderueshëm të Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë”.

“Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar më tej standardet tona demokratike, ndërsa përparojmë në mënyrë të qëndrueshme në rrugën evropiane që qytetarët shqiptarë meritojnë”, u shpreh Hasani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...