26/12/2024

UNICEF thotë se gati 14 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Më shumë se 13 mijë e 800 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas drejtoreshës ekzekutive të Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell.

“Mijëra janë lënduar dhe mijëra të tjerë janë në prag të urisë”, tha ajo, gjatë një konference për shtyp në Nju Jork.

Në një deklaratë të veçantë, Enti i OKB-së për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave tha se “një fëmijë lëndohet ose vdes çdo 10 minuta” në Gaza.

Dhe se më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, dhe 6,000 prej tyre lanë pas 19,000 fëmijë jetimë.

Specialistja e komunikimit e UNICEF-it, Tess Ingram, e cila së fundmi vizitoi Gazën, tha në Gjenevë të martën se ajo që e goditi ishte numri i fëmijëve të plagosur që pa.

“Jo vetëm në spitale, por në rrugë, në strehimoret e tyre të improvizuara, duke vazhduar jetën e tyre tashmë të ndryshuar përgjithmonë,” tha ajo, raporton CNN.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...