10/11/2024

“Në Francë vazhdon racizmi sistematik dhe diskriminimi me bazë fetare”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Organizata Amnesty International në raportin e saj të vitit 2023 njoftoi se në Francë vazhdojnë shkeljet e të drejtave të njeriut, veçanërisht racizmi dhe diskriminimi ndaj fesë.

Organizata me qendër në Londër, publikoi raportin e saj të emërtuar “Situata e të Drejtave të Njeriut në Botë”, i cili trajton ecurinë e të drejtave të njeriut në të gjithë botën në vitin 2023.

Në raport theksohet se në Francë “vazhdon racizmi sistematik dhe diskriminimi me bazë fetare”.

Ndalesa nga Federata Franceze e Basketbollit për mbulesën (shaminë) në gara, ndalesa e qeverisë për mbajtjen e mbulesës për sportistët që do të përfaqësojnë Francën në Lojërat Olimpike të Parisit dhe ndalesa për abayan (fustani i gjatë) në shkollat franceze u treguan në mesin e shkeljeve të të drejtave me të cilat janë përballur gratë muslimane.

Ndërkohë, anulimi i disa protestave në vitin 2023 me arsyen e “sigurisë publike” kryesisht ndalesat ndaj protestave për solidarizim me Palestinën, në raport janë cilësuar si “një sulm joproporcional dhe diskriminues” ndaj lirisë të tubimit paqësor.

Gjithashtu në raport është vënë në dukje se vazhdon përdorimi i forcës ekstreme të policisë në protesta.

Në raportin ku trajtohen kufizimet e reja që Franca ka vënë në zbatim në politikat e saj për emigracionin dhe azilin, thuhet se ka shqetësim për projektligjin i cili u jep forcave të zbatimit të ligjit kompetenca më të gjera për monitorimin e njerëzve përpara Olimpiadës së Parisit që po afron.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...