Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh për Aleksandar Vlajiq, i dyshuar për veprat penale Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontoroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh për Aleksandar Vlajiq, i dyshuar për veprat penale Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontoroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Telegrafi.
“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri A.V lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, është arrestuar para dy ditësh në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh. /Telegrafi/
Portali RTI.TV është portal pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve në kuadër të Connection media.
RTI.TV synon të sjell informacione të sakta dhe me fakte nga burime kredibile të lajmeve nga vendi, rajoni dhe bota duke mos lënë anash as sportin, kulturen, ekomoninë etj.