15/07/2024

Kurti flet për tri kërkesat në dialog: S’ka mirëbesim pa dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i ka paraqitur tri kërkesat e tij në Bruksel gjatë takimit që e ka mbajtur të mërkurën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Në fjalën e tij hyrëse në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti theksoi se Vuçiqi nuk ishte i gatshëm të respektonte asnjërën, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përsëritur se nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim derisa Serbia nuk e dorëzon Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij që kryen sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Teksa foli për takimin e dështuar në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kurti ka thënë se Radoiçiqi po vazhdon të mbrohet nga shteti i Serbisë.

“Të mërkurën u mbajt takimi i radhës i nivelit të lartë në Bruksel. Ishte takimi i parë i nivelit të lartë pas sulmit terrorist në Banjskë me organizimin dhe financim të shtetit të Serbisë. Pas nëntë muajsh, kryeterroristi Radojçiq është ende i lirë, në Serbi dhe mbrohet. Ne nuk mund ta ngjallim heroin tonë rreshterin Afrim Bunjaku, por Serbia duhet të ia dorëzojë Kosovës grupin terrorist më në krye Radojçiqin që ata të përballen me drejtësinë në Kosove. Është arritur qe grupi i terroristëve të hyjë në sistemin e arrestit ndërkombëtar 39 persona të atij grupi nga 46 të identifikuar qartë ndodhen në listën e kërkimit. Për aq kohë sa Radojçiq dhe grupi i tij është i lirë, nuk ka mirëbesim në dialogun me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se mirëbesimi në dialog është humbur edhe me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq që e kishte dërguar në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

“Ne kemi pranuar marrëveshjen dhe kemi kërkuar disa herë formalizimin e saj me nënshkrim. Ne kemi paraqitur tri kërkesa të garancisë të cilat janë mburojë për marrëveshjen. Ndërsa, letra e 13 dhjetorit nga ish-kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe marrëveshja bazike janë në kundërthënie me njëra-tjetrën. Për të garantuar respektimin e marrëveshjes në të ardhmen, duhet që ajo të nënshkruhet. Edhe të ketë tërheqje të letrës së Brnabiç si dhe nënshkrim të marrëveshjes nga Vuçiq”, u shpreh Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...