21/12/2024

ETEA: Kopjimi në provimin e maturës krijon besim të rremë mbi dijen e nxënësve

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një raport analitik i publikuar të premten nga Organizata ETEA, ka theksuar se rezultatet e provimit në masë të madhe nuk reflektojnë vërtetësinë e dijeve dhe aftësive të nxënësve, por shpesh krijojnë një besim të rremë për performancën e tyre akademike.

Raporti vë në dukje se nota mesatare e nxënësve është shumë e lidhur me performancën në Provimin e Maturës Shtetërore, gjë që minimizon rëndësinë e vlerësimeve të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse të bëra nga mësimdhënësit gjatë tri viteve të shkollimit të mesëm të lartë.

Sipas organizatës, provimi që zgjat 2 orë e 30 minuta, nuk mund të kapë plotësisht thellësinë dhe gjerësinë e aftësive dhe njohurive të nxënësve sipas raportit.

Po ashtu, në raport theksohet se kopjimi dhe manipulimi në Provimin e Maturës Shtetërore përbën një problem sistemik, i nxitur nga toleranca dhe inkurajimi i administratorëve dhe mbikëqyrësve.

Ata gjithashtu kanë shfaqur shqetësime në lidhje me validitetin e pyetjeve të provimit, duke theksuar se ato nuk përputhen gjithmonë me kurrikulën dhe mësimet e zhvilluara në shkollat e mesme të larta.

Në përfundim, raporti thekson nevojën për një rishikim të thellë të sistemit të provimit të maturës shtetërore për të siguruar një vlerësim më të drejtë dhe të sinqertë të aftësive të nxënësve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...