25/11/2024

E keni dëgjuar shpesh, por tani “u zgjidh misteri” pse jetoni më gjatë nëse qëndroni afër pemëve

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të qëndruarit afër pemëve, mund të lehtësojë stresin dhe të çojë në një jetë më të gjatë, thotë një studim i ri.

Bredhja nëpër pyje derisa dëgjoni cicërimat e shpendëve përmirëson sistemin tonë imunitar.

Tara Swart, pedagoge në Shkollën Sloan të Menaxhimit në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, tha se provat e reja fiziologjike sugjerojnë se njerëzit jetojnë më gjatë, duke jetuar më afër pemëve.

“Koha në natyrë me kuptimin e plot të fjalës ndryshon jetëgjatësinë dhe shëndetin tuaj”, pohon Swart, e cila është njëherësh autore e librit më të shitur të neuroshkencës, The Source.

“Çdo pemë me të vërtetë, por veçanërisht, kedrat, pishat dhe selvitë lëshojnë komponime të quajtura fitoncide që nxisin lirimin e qelizave vrasëse natyrore në sistemin tonë imunitar. Pra, në thelb rrisin imunitetin tonë”, thotë ekspertja.

“Por, tani rezulton se këto pemë po lëshojnë kimikate që ndërveprojnë me sistemin tonë imunitar”.

Thithja e kimikateve që pemët lëshojnë në ajër madje thuhet se rrit nivelet e proteinave kundër kancerit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...