27/12/2024

Palestina: SHBA-ja të detyrojë Netanyahun të ndalojë menjëherë sulmet në Gaza

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Administrata palestineze i kërkoi SHBA-së të bëjë presion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të ndalojë menjëherë sulmet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i presidentit palestinez, Nabil Abu Redine në një deklaratë me shkrim tha: “Është koha që administrata amerikane dhe Kongresi t’i thonë Netanyahut se ai duhet të ndalojë menjëherë luftën”.

Duke nënvizuar se SHBA-ja duhet t’i kërkojë Netanyahut të ndalojë luftën në Gaza, Abu Redine tha: “Nëse administrata e Washingtonit dëshiron vërtet paqe dhe stabilitet në rajon, do t’i bëjë këtë thirrje Netanyahut në vend që të mashtrojë botën që kundërshton luftën”.

Ai vuri në dukje rritjen e viktimave nga sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza.

“Përveç luftës gjenocidale në Rripin e Gazës, vrasjet, arrestimet dhe operacionet e shkatërrimit të infrastrukturës në kampet në qytetet Jenin, Nablus dhe Tulkarim të Bregut Perëndimor, nuk do të sjellin siguri dhe paqe për askënd dhe do të çojnë në rritje të mëtejshme të tensioneve”, tha Abu Redine duke shtuar:

“Nëse qeveria e Netanyahut dëshiron paqe dhe siguri në botë dhe në rajon, duhet të ndalojë sulmet ndaj popullit palestinez. Administrata amerikane dhe Kongresi duhet ta ndalin këtë luftë në mënyrë që të mos humbasë mundësia që do të zhduket”, tha Abu Redine.

Sipas tij, asnjë plan nuk do të japë rezultat nëse nuk ka armëpushim gjithëpërfshirës në territoret e pushtuara palestineze.

Ai thekson se administrata amerikane është gjithashtu përgjegjëse për krimet e kryera kundër popullit palestinez me mbështetjen e saj të pakufizuar ndaj Izraelit. Abu Redine thotë se Washingtoni tani duhet të detyrojë Tel Avivin të ndalojë sulmet dhe krimet e tij kundër popullit palestinez.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...