Kamala Harris tha se ajo “nuk do të heshtë” për situatën e rëndë humanitare në Gaza pas një takimi me kryeministrin e Izraelit.
Kandidatja e mundshme e partisë demokratike për presidente të SHBA-së tha se ajo ngriti “shqetësime serioze” me Benjamin Netanyahu në diskutimet në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi erdhi pasi Netanyahu u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, i cili po bën presion për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve që duhet të nënshkruhet nga Izraeli dhe Hamasi, raporton skynews.
Duke komentuar bisedën me udhëheqësin izraelit, 59-vjeçarja tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohej, por shtoi qartë, “sa ka rëndësi se si e bën këtë”.
Mbështetja për Izraelin nga administrata e Bidenit është kritikuar në SHBA me protesta në kampuset universitare dhe në Uashington, transmeton Telegrafi.






