19/09/2024

Biden: Vrasja e liderit të Hamasit nuk e ndihmon arritjen e armëpushimit në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se vrasja e liderit të grupit islamik palestinez të Hamasit, Ismail Haniyeh, nuk ishte e dobishme për armëpushim në luftën e Izraelit në Gaza.

Biden tha se kishte një bisedë të drejtpërdrejtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten, raportoi Reuters.

Ai i bëri komentet në bazën e përbashkët Andreës, Maryland, ku një aeroplan me të arrestuar të liruar nga Rusia ateroi të enjten vonë.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken diskutoi me ministrin e punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan përpjekjet diplomatike për të siguruar një armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare, tha misioni i SHBA-së në shtetin arab, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ceremonia e varrimit të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në Iran të mërkurën, është duke u zhvilluar në Katar.

Lutjet e varrimit për Haniyeh do të bëhen në xhaminë Imam Muhammed bin Abdul Ëahhab – më e madhja në Katar – përpara se ai të varroset në një varrezë në Lusail, një qytet në veri të Dohas.

Haniyeh u vra gjatë një vizite në kryeqytetin e Iranit. Irani dhe aleatët e tij kanë fajësuar Izraelin, megjithëse Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vdekjen e tij.

Ndërkaq, Izraeli ka thënë se ka vrarë edhe shefin ushtarak të Hamasit pas vrasjes së Haniyeh.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...