26/12/2024

Bullgaria me kryeministre të re në detyrë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka zgjedhur Goritsa Grancharova-Kozhareva si kryeministre në detyrë të vendit.

Vendimi i Radevit, i bërë publik më 9 gusht, vjen pasi partitë politike dështuan në tri përpjekje për të formuar një Qeveri, pas mbajtjes së zgjedhjeve më 16 qershor.

Grancharova-Kozhareva, që deri më tani ka qenë kryetare e Dhomës së Auditimit, tani duhet të emërojë kabinetin në detyrë të Bullgarisë dhe emrat e kabinetit më së largu deri më 19 gusht.

“Që nesër, unë do të nisë të bisedojë me ministrat aktualë dhe ekspertët e tjerë”, tha Grancharova-Kozhareva

Radev tha se zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare me gjasë do të organizohen më 20 tetor.

Këto do të jenë zgjedhjet e shtata parlamentare në tre vjet në Bullgari, raporton rel.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...