23/12/2024

​Dita e fundit për formim të koalicioneve, Elezi: Nuk do të ketë shtyrje, është afat ligjor

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot në orën 16:00 përfundon afati për të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë KQZ-në se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garojnë si pjesë e koalicionit.

Deri më tani janë njoftuar tri koalicione të formuara nga 6 parti politike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të këtij afati, pasi kohëzgjatja e tij është e përcaktuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sot do të përfundojë edhe afati tjetër për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Sipas KQZ-së, deri më tani, partitë politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...