21/11/2024

Nigeriani vendos rekord, lexon me zë për 215 orë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nigeriani 27-vjeçar Samson Ajao ka vendosur rekord të Guinnessit duke lexuar me zë 215 orë pa ndalur.

Siç është njoftuar nga Libri i Rekordeve të Guinnessit ai ishte vetëm një orë larg që të lexonte pa ndalur për nëntë ditë të plota.

Rekordin e kaluar e mbante Rysbai Isakov nga Kirgizstani që kishte lexuar 124 orë pa ndalur në vitin 2022.

Për të arritur këtë rekord, sfiduesi duhet të lexojë me zë të lartë vazhdimisht nga librat e botuar, dhe nuk bën të pushojë më tepër e 30 sekondave mes shkrimeve që lexon.

Samson lexoi në total 100 libra, duke mbuluar tema si financat, shitjet, menaxhmenti, udhëheqja, politika, shëndetësia dhe mirëqenia mentale.

Ai u përpoq që me këtë rekord të frymëzojë “një kulturë leximi” në Nigeri.

Shumë njerëz erdhën për ta dëgjuar Samsonin gjatë rekordit të tij, përfshirë edhe kreytaren e Kuvendit të shtetit Osun, Ngozi Adeleke dhe komisionerin për Arsim, Dipo Eluwole.

Sipas rregullave të Guinnessit, Samson mblodhi nga minuta pushim pas çdo ore leximi, duke pasur total pushim dy orë në ditë. Vetëm gjatë këtij pushimi ai mundi të hante, të flinte, të përdorte banjën ose të ndërronte rrobat.

Në një intervistë për “NTA News”, Samson ka thënë se s’mund të flinte fare gjatë pushimeve.

“Edhe kur është vështirë, duhet të vazhdoni për t’i arritur synimet”, ka thënë ai.

Para tentimit, Samson kishte marrë këshilla nga mjekët se cilat ushqime dhe pije do ta ruanin zërin e tij, si dhe të minimizonin numrin e shkuarjeve në tualet.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...