23/12/2024

Gashi-Fidan: Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë bashkëpunim të mirë në kuadër të NATO-s

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Në takim, siç njofton Gashi, është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane.

“Sot realizova takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale.

Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.

Theksova bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme”, njofton Gashi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...