21/12/2024

Dita më vdekjeprurëse e konfliktit: Sulmet ajrore izraelite vrasin 492 njerëz në Liban

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Së paku 492 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të ashpra izraelite ndaj shënjestrave të Hezbollahut në Liban.

Kështu deklaroi Ministria e Shëndetësisë e Libanit të martën.

Ushtria izraelite kreu të hënën sulme të mëdha intensive ndaj Hezbollahut – grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

E hëna ishte dita më vdekjeprurëse e konfliktit atje në 20 vjetët e fundit.

Ushtria Izraelite tha se i goditi 1.600 shënjestra të Hezbollahut në përpjekje për ta shkatërruar infrastrukturën që ky grup i armatosur e kishte ndërtuar pas luftës së vitit 2006.

Hezbollahu, ndërkohë, i shkrepi mbi 200 raketa në veri të Izraelit, sipas ushtrisë dhe u raportua për dy njerëz të plagosur atje.

Fuqitë botërore kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, pasi të dyja palët duket se po shkojnë drejt një lufte të përgjithshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...