Rreth 8000 kilogramë speca të kuq djegës nga Divjaka e Shqipërisë janë bllokuar sot nga autoritetet kroate, pasi kanë rezultuar të kontaminuar me tre preparate bujqësore të ndaluara për përdorim në Bashkimin Evropian.
Raportohet se sasia e bllokuar do të asgjësohet në Kroaci, sipas protokolleve të sigurisë ushqimore.