Një total prej 48 robërish të Hamasit do të lirohen,ndërkohë Izraeli do të lirojë mbi 1,900 të burgosur palestinezë.
Bëhet e ditur se Hamasi ka liruar shtatë pengje që i janë dhënë Kryqit të Kuq të hënën në mëngjes, të parët që u liruan si pjesë e armëpushimit të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit.
Marrëveshja përfshin shkëmbimin e 20 pengjeve të fundit izraelitë të mbajtur në Gaza me mbi 1,900 të burgosur palestinezë të hënën në mëngjes.
Ndërsa 250 palestinezë që po vuajnë dënime me burgim të përjetshëm ose afatgjata në burgjet izraelite pritet të lirohen, si dhe 1,700 të tjerë që u ndaluan në Rripin e Gazës gjatë luftës.
Herët të hënën, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se kishte filluar një “operacion shumëfazor” për të mbikëqyrur lirimin e pengjeve dhe të burgosurve.
Ndryshe, shkëmbimi shënon një përparim pas një armëpushimi të arritur pas pak më shumë se dy vitesh lufte.