06/11/2025

Kurti publikon për herë të parë letrën ku kishte kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së: S’ka arsye ligjore e as morale që të mbahen më tej

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot u bë plotë gjysmë dekade që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë mbi akuzën për krime lufte.

Kryeministri në detyrë, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një postimi ka reaguar duke thënë se të njëjtët po mbahen pa arsye morale e ligjore.

“Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”. Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim”, shkroi ai së fundmi në një postim në Facebook.

Ai u shpreh se kështu ka menduar që nga dita e parë.

“Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”.

Kurti madje u shpreh se si Kryeministër, zyra e tij dhe ai kanë kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi.

“Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje“, shkroi ndër të tjera Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...