27/11/2025

“Tregu hallall është rritur përtej 8 trilionë dollarëve”- Emre Ete, nënkryetar I Këshillit Botëror të Samitit Hallall

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tregu hallall është shndërruar në një nga fuqitë më të mëdha ekonomike të botës moderne. Nga ushqimet e garantuara me standarde të larta, deri te kozmetika, mjekësia, turizmi dhe financat islame, industria hallall është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, duke tejkaluar kufijtë fetarë dhe duke u bërë një treg global me ndikim miliarda-dollarësh. Besimi, cilësia dhe transparenca e kanë kthyer certifikimin hallall në një vulë garancie për konsumatorët e të gjitha kulturave.

Samiti Botëror i Hallallit dhe Ekspozita Hallall u hap edhe kete vite në Stamboll, duke bashkuar pjesëmarrësit e sektorit global nën temën “Forcimi i Industrisë Hallall nëpërmjet Inovacionit dhe Ekselencës”

Nënkryetari i Këshillit Botëror të Samitit Hallall, Emre Ete në ceremoninë e hapjes tha se koncepti i hallallit formon një themel që mbron drejtësinë, besimin dhe dinjitetin njerëzor. Ai theksoi se qasja hallall siguron cilësi në prodhim, ndershmëri në tregti, besim në marrëdhëniet shoqërore dhe drejtësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Hallalli është bërë zgjedhja e preferuar jo vetëm midis muslimanëve, por edhe midis një game të gjerë konsumatorësh që preferojnë produkte të pastra, të besueshme dhe etike”, tha Ete duke shtuar se tregu global hallall, përfshirë sektorin financiar, është rritur përtej 8 trilionë dollarëve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...