Në një përgjigje telefonike ai ka thënë se i është ngatërruar ky rast me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.
“E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër [njëra-tjetrës] dhe tash kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”- tha Rashiq, duke shtuar se i vie keq nëse kjo deklaratë ka krijuar konfuzion por që nuk e ka bërë qëllimisht.
Më 13 mars 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Ai ishte shprehur se zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës – anëtarësim të cilin Kosova nuk e arriti përkundër këtij vendimi.






